Një aksident i rëndë trafiku ka marrë jetën e një 54-vjeçari nga Kosova, të shtunën në zonën Tuupakka të Vantaas, në Finlandë.
Sipas Policisë finlandeze, një veturë është përplasur me motoçikletën gjatë ndërrimit të korsisë. Përplasja ka rezultuar fatale për drejtuesin e motoçikletës, i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Familjarët kanë njoftuar përmes rrjeteve sociale se viktima është Mehmet Gashi.
Policia, ekipet e shpëtimit dhe shërbimet e urgjencës janë njoftuar për aksidentin rreth orës 12:29.
Autoritetet dyshojnë se drejtuesi i veturës ishte nën ndikimin e alkoolit. Ai po hetohet për drejtim të rëndë nën ndikimin e alkoolit, rrezikim të sigurisë në komunikacion dhe shkaktim të vdekjes nga pakujdesia.
Policia e Itä-Uusimaas po vazhdon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Ngushëllime familjes Gashi!