Mes makinave në lëvizje, këmbësori rrezikon jetën në autostradën Tiranë-Durrës

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.08.2026, 21:23

Një situatë e rrezikshme është filmuar mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku një këmbësor është parë duke lëvizur i vetëm në anë të rrugës, pranë korsive ku qarkullojnë automjete me shpejtësi.

Pamjet kanë mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një drejtues mjeti, i cili ka filmuar personin teksa ecën në autostradë, në një segment ku lëvizja e këmbësorëve është e ndaluar dhe përbën rrezik të lartë.

Situata bëhet edhe më problematike për shkak se ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes, kur shikueshmëria është më e kufizuar dhe dallimi i një personi pranë karrexhatës mund të jetë i vështirë për drejtuesit e mjeteve.

Prania e këmbësorit në këtë aks përbën rrezik serioz si për jetën e tij, ashtu edhe për sigurinë e drejtuesve të automjeteve. Një frenim i menjëhershëm apo një manovër për shmangien e tij mund të shkaktojë një aksident në një prej segmenteve më të ngarkuara të vendit.

Nuk dihet ende identiteti i personit dhe as arsyeja se përse ai ndodhej duke lëvizur në autostradë.

Pamjet rikthejnë shqetësimin për raste të tilla në akset nacionale, ku një veprim i pakujdesshëm mund të sjellë pasoja të rënda, jo vetëm për këmbësorin, por edhe për drejtuesit e mjeteve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit