Një aksident i rëndë trafiku ka marrë jetën e një kosovari të shtunën në zonën Tuupakka të Vantaas, në Finlandë.
Sipas Policisë finlandeze, një veturë është përplasur me motoçikletën gjatë ndërrimit të korsisë. Drejtuesi i motoçikletës ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, pavarësisht ndërhyrjes së ekipeve emergjente.
Policia, ekipet e shpëtimit dhe urgjenca mjekësore janë njoftuar për aksidentin rreth orës 12:29.
Shoferi i veturës dyshohet për drejtim të rëndë nën ndikimin e alkoolit, rrezikim të rëndë të sigurisë në komunikacion dhe shkaktim të vdekjes nga pakujdesia. Familjarët kanë bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se viktima është Mehmet Gashi.
Policia e Itä-Uusimaas po vazhdon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit. Ngushëllime familjes Gashi!