Korçë: Përleshje me lopata e sende të forta, dy persona përfundojnë në spital

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.08.2026, 19:51

Një konflikt është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në lagjen nr. 8 të Korçës, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.

Sipas të dhënave paraprake, konflikti dyshohet se ka nisur për motive ende të paqarta. Gjatë përplasjes, dy personat dyshohet se kanë përdorur lopata dhe sende të forta.

Të plagosurit janë transportuar në Spitalin Rajonal të Korçës, ku po marrin ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Policisë, të cilët kanë nisur verifikimet për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes dhe për të zbardhur shkaqet e konfliktit.

Pritet që në vijim të dalin më shumë detaje lidhur me rrethanat e përplasjes dhe gjendjen shëndetësore të dy personave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit