Bajram Arfiaj nga fshati Shtupel i Klinës ka ndërruar jetë rreth dy javë pasi ishte përfshirë në një aksident trafiku në fshatin Jashanicë.
Pavarësisht trajtimit dhe përpjekjeve të mjekëve, i riu nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra nga aksidenti.
Lajmin e trishtë e kanë bërë të ditur familjarët përmes njoftimeve në rrjetet sociale. Ndarja e parakohshme e Bajramit nga jeta ka shkaktuar dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe të afërmit.
Ngushëllime familjes Arfiaj!