“Duhet me ndërru telin, o Red”: Letra që futi në kurth Ylli Zallën

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 29.08.2026, 19:00

Hetimet dhe dosja penale ndaj 49-vjeçarit janë mbyllur, duke çuar në caktimin e masës së sigurisë "arrest me burg" në mungesë për armëmbajtje pa leje dhe prodhim e shitje narkotikësh, vetëm dy javë para se ai të prangosej nga forcat RENEA.

Gjatë hetimeve në zonën ku autorët braktisën dhe dogjën automjetin, autoritetet thirrën Zallën si person me dijeni. Edhe pse ai premtoi se do të paraqitej pas një telefonate me policinë, menjëherë pas kësaj ai u zhduk dhe ndërpreu çdo kontakt.

Kontrollet e mëvonshme të forcave RENEA në banesën e tij dhe të prindërve të tij në Zallë të Fushë-Krujës zbuluan armë, celularë, lëndë narkotike dhe pajisje të dyshuara shpërthyese. Megjithatë, detaji që tërhoqi vëmendjen e hetuesve ishte një letër e shkruar me dorë, ku shkruhej: “Duhet me ndërru telin, o Red, kujdes me telin”. Ekspertiza konfirmoi se pajisjet e gjetura përmbanin tritol dhe detonatorë të aftë për shpërthim me vonesë.

Gjatë 10 muajve në arrati, Zalla publikoi video-mesazhe duke kërkuar zbardhjen e vrasjes së Gilmando Danit dhe duke u shprehur i pafajshëm. Arratia e tij përfundoi kur u arrestua nga Policia e Shtetit pranë banesës së tij, vetëm një ditë pasi aty kishte ndodhur një shpërthim tritoli – ngjarje për të cilën grupi hetimor dyshon se mund të jetë inskenuar nga vetë Zalla për të shmangur drejtësinë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit