Vangjel Tavo shpërndan për 1 vit mbi 130 milionë euro tendendra në Himarë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 29.08.2026, 18:27

Ndonëse radhitet ndër 15 bashkitë më të vogla të vendit me më pak se 9 mijë banorë, Bashkia e Himarës është shndërruar në fuqinë e dytë buxhetore lokale në Shqipëri, duke konkurruar drejtpërdrejt vetëm Bashkinë e Tiranës.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Prokurimit Publik (APP), kryebashkiaku Vangjel Tavo do të zhvillojë rreth 130 milionë euro tendera vetëm gjatë këtij viti. Kjo shifër ka bërë që biznesmenët më të mëdhenj të ndërtimit në vend të krijojnë radhë të gjata për takime në Himarë, ku projektet përfshijnë ndërtim rrugësh, sistemim fasadash, kanalizime dhe ujësjellësa.

Bumi i lejeve të ndërtimit dhe resorteve turistike në bregdet ka mbushur arkën publike të bashkisë me taksa infrastrukture, fjetjeje dhe pastrimi. Llogaritë tregojnë se Bashkia e Himarës ka një buxhet prej rreth 10 mijë euro për frymë, ndërsa Tirana, si fuqia kryesore ekonomike e vendit, regjistron më pak se 1 mijë euro për frymë.

Pavarësisht rregullit ku Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve (AKUM) menaxhon tenderat e këtij sektori në bashki, Vangjel Tavo ka arritur të fitojë kontrollin e plotë të tyre në Himarë. Pas një përplasjeje institucionale me AKUM-in, bashkia ka siguruar të drejtën t'i bëjë vetë tenderat, duke e pozicionuar Tavon në një nga pikat më të fuqishme të pushtetit vendor në Shqipëri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit