I shpëtoi RENEA-s në Korçë, kush është Mihallaq Përgjika, i dënuari me 18 vite burg

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.08.2026, 16:51

Forcat speciale RENEA zhvilluan mëngjesin e kësaj të shtune një operacion në Korçë, në kuadër të kërkimit të Mihallaq (Mjallaq) Petrika Përgjikës.

Sipas informacioneve të siguruara nga policia, Përgjika dyshohej se mund të ishte fshehur në një apartament brenda një pallati në qytet. Për këtë arsye, në operacion u angazhuan edhe efektivë të forcave speciale.

Përgjika, i cili për një periudhë ka qëndruar jashtë Shqipërisë, dyshohet se është rikthyer së fundmi në Korçë. Megjithatë, kontrollet e kryera në pallatin ku mendohej se mund të ndodhej nuk kanë sjellë rezultat. Ai nuk është gjetur dhe për pasojë operacioni nuk ka përfunduar me arrestimin e tij.

Mihallaq Petrika Përgjika është një emër i njohur për drejtësinë dhe kronikën e zezë. Ai është dënuar në mungesë me 18 vite burg për vrasjen e 24-vjeçarit Pëllumb Çollaku, si dhe për veprën penale të “Mbajtjes pa leje të armëve”.

Pëllumb Çollaku ishte denoncuar i zhdukur nga familjarët e tij më 26 dhjetor 2008. Pas disa ditësh kërkime, më 3 janar 2009, 24-vjeçari u gjet i pajetë pranë aksit rrugor Korçë–Voskopojë. Në trupin e tij u konstatuan plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit