La veturën si garanci për 18 mijë euro hua, prishtinasit i kërkohen 30 mijë euro për t’ia kthyer

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 29.08.2026, 14:56

Një qytetar nga Prishtina ka raportuar në Polici një rast që po hetohet nga organet kompetente.

Sipas raportit policor, qytetari kishte marrë hua 18 mijë e 50 euro nga një person, me marrëveshjen që shumën ta kthente brenda një muaji, së bashku me 3 mijë euro shtesë. Si garanci për huanë, ai kishte lënë veturën e tij.

Ankuesi ka deklaruar se personi në fjalë nuk ishte lajmëruar në kohën e përcaktuar, ndërsa më vonë dyshohet se i kishte kërkuar gjithsej 30 mijë euro për shlyerjen e borxhit dhe kthimin e veturës.

Rasti ka ndodhur më 13 gusht në rrugën “C” në Prishtinë. Policia po vazhdon hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit