Banorët e Bathores vijojnë të përballen me problematikën e dëmtimit të rrugëve, ndërsa në zonë po vijojnë ndërtimet.
Një qytetar ka denoncuar pranë JOQ Albania një rast në rrugën “Dajti”, në Lagjen Nr. 5, ku një betonierë është filmuar duke hedhur beton në rrugë.
Sipas denoncuesit, shtimi i ndërtimeve në zonë ka sjellë edhe një rëndim të gjendjes së rrugëve, të cilat po përballen me kalimin e vazhdueshëm të mjeteve të tonazhit të rëndë. Në këtë rast, qytetari ngre shqetësimin se përdorimi i rrugëve nga betonieret dhe mjetet e ndërtimit po kontribuon në dëmtimin e mëtejshëm të infrastrukturës.
Banorët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve përgjegjëse për të verifikuar situatën, si dhe për të parë nëse aktivitetet e ndërtimit po kryhen duke respektuar rregullat dhe pa cenuar rrugët dhe hapësirat publike.
Problematika e infrastrukturës mbetet një shqetësim për banorët e zonës, ndërsa me zgjerimin e ndërtimeve lind edhe nevoja për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e rrjetit rrugor.