Gruaja në Kinostudio pret me thikë telat e internetit

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 29.08.2026, 13:42

Një shqetësim i pazakontë i është përcjellë redaksisë nga një qytetare, e cila denoncon një grua që, sipas saj, është filmuar duke prerë me thikë telat e internetit.

Në pamjet e dërguara në redaksi, gruaja shihet teksa mban një thikë në dorë dhe ndërhyn te kabllot e vendosura në zonë, duke i prerë ato njëri pas tjetrit.

Qytetarja shprehet e shqetësuar për situatën, pasi veprime të tilla mund të lënë banorët pa shërbim interneti, ndërsa ndërhyrja me një mjet prerës pranë kabllove mund të krijojë edhe rrezik për persona të tjerë që ndodhen në zonë.

Ende nuk dihen arsyet që kanë çuar gruan drejt këtij veprimi dhe as nëse bëhet fjalë për një konflikt të mëparshëm me kompaninë e internetit apo me banorët.

Qytetarja kërkon që autoritetet dhe kompanitë përgjegjëse të verifikojnë rastin, pasi dëmtimi i qëllimshëm i rrjetit mund të shkaktojë probleme për një numër të madh abonentësh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit