Mond Leka i kullës së 1 Majit, qytetarëve: Vinçin kokës apo parakolp makine?!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 29.08.2026, 12:02

"Vinçin kokës apo parakolpin e makinës?!" është kjo zgjedhja skandaloze që u servohet qytetarëve në Ali Dem nga oligarkët e pushtetit...

Pushteti i betonit dhe i lejeve të firmosura nga Këshilli Kombëtar i Territorit ka kaluar çdo kufi të sigurisë publike. Në zemër të Tiranës, pranë shkollës 9-vjeçare "1 Maji" dhe në hyrje të lagjes "Ali Demi", po ngrihet kulla 19-katëshe që do të shërbejë si seli e re e Union Bank.

Por ndërsa oligarkët Mond Leka i Union Bank dhe ish-deputeti i PS Lad Kosta fitojnë miliona, faturën e rrezikut e paguajnë drejtpërdrejt qytetarët, fëmijët dhe prindërit që kalojnë çdo ditë në këtë zonë.

Ata kanë rrethuar jo vetëm kantierin, por edhe atë 1 metër trotuar publik për kalimtarët, duke ua pamundësuar kalimin qytetarëve.

Asnjë tunel mbrojtës, asnjë tabelë orientuese dhe asnjë masë sigurie nga rreziku i rënies së inerteve apo mjeteve të rënda nga lartësia.

Kalimtarët, ata që presin autobusin e Unazës, apo fëmijët që shkojnë në shkollë detyrohen të zbresin në mes të asfaltit, duke u vënë ballë për ballë me rrezikun e aksidenteve nga automjetet.

Kulla 19-katëshe është produkt i ortakërisë mes biznesmenit të Union Bank, Mond Leka, dhe ish-deputetit të PS e njëkohësisht pronarit të Sky Tower, Vladimir (Lad) Kosta (përmes kompanisë "Lani" sh.p.k.), me leje të bekuar nga kreu i KKT-së, Edi Rama.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit