Një video që po qarkullon në rrjetet sociale ka shkaktuar debate të shumta, pasi tregon momentin kur një grua me fëmijën në karrocë dhe një qen të vogël sulmohet nga një qen tjetër në hyrje të portës.
Debatet kanë lindur nga fakti se gruaja zgjedh të marrë fillimisht në krahë qenin e vogël, ndërsa karroca e foshnjës përmbyset dhe fëmija përfundon në tokë.
Ky veprim ka ngjallur kritika të shumta në rrjet. Shumë komentues argumentojnë se zgjedhja duhet të kishte qenë e qartë: foshnja duhej shpëtuar e para.
Megjithatë, ekziston një detaj i rëndësishëm: nga pamjet nuk duket se qeni po sulmonte apo po kërcënonte foshnjën.
Kjo ka ndezur një debat të gjerë në rrjetet sociale: Nëse do të ishit në vendin e saj, kë do të shpëtonit të parin — qenin apo fëmijën?