Një sherr me thika ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Shirokë të Shkodrës.
Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një restoranti dhe një prej të plagosurve është shefi i kuzhinës.
Ai është dërguar menjëherë në spital ku ka marrë trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Për momentin rrethanat e ngjarjes dhe personat e përfshirë në sherr nuk janë bërë të ditur nga ana e policisë.