Rigels Hyseni i mori 100 mijë euro kambistit në emër të një biznesmeni në Tiranë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 29.08.2026, 11:21

Personi në foto është Rigels Hyseni i cili shkoi në një pikë këmbimi valutor në Tiranë dhe mori 100 mijë euro, pasi autorët kishin bindur pronarin se paratë po i kërkonte biznesmeni Bashkim Ulaj.

Skema ishte realizuar përmes mesazheve dhe një videocall-i, ku autorët përdorën inteligjencën artificiale për të manipuluar pamjen e Ulajt. Pronari, duke besuar se po komunikonte me të, dorëzoi shumën me premtimin se do t’i kthehej brenda pak orësh.

Por paratë nuk u kthyen dhe gjithçka u zbulua si mashtrim. Kamerat e sigurisë ndihmuan hetuesit të identifikonin personin që mori shumën, ndërsa automjeti me qira me të cilin ai u largua çoi në gjurmët e autorëve.

Në kuadër të hetimeve janë arrestuar Brian Serica dhe Skerdi Meta, ndërsa Rigels Hyseni është shpallur në kërkim.

Ndërkohë, pronari i Exchange ka ofruar shpërblim për këdo që jep informacion që ndihmon në gjetjen e Hysenit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit