Zjarr masiv në malet e Dibrës, shkrumbohen pyjet në Sllatinë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.08.2026, 15:51

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë malet e Dibrës, në zonën mbi Sllatinë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në sipërfaqet pyjore.

Flakët kanë përfshirë pemët dhe bimësinë, duke shkrumbuar gjithçka. Situata paraqitet shqetësuese, pasi zjarri vijon të përhapet dhe flakët janë shtrirë edhe në drejtim të Bulqizës.

Ajo që shqetëson më shumë është mungesa e ndërhyrjes së efektshme nga ajri dhe nga toka. Deri tani, situata në terren duket e rëndë, ndërsa flakët vijojnë të përparojnë në zonat malore.

Pamjet nga vendi tregojnë përmasat e zjarrit dhe dëmet e shkaktuara në pyje. Përhapja e flakëve ngre shqetësimin për dëme të mëtejshme në zonën e Dibrës dhe rrezikun që zjarri të vijojë të marrë terren.

Banorët dhe komuniteti i zonës kërkojnë ndërhyrje sa më të shpejtë dhe masa konkrete për vënien nën kontroll të situatës, përpara se zjarri të përhapet edhe më tej.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit