Gjendet një kufomë e dekompozuar pranë grykëderdhjes së Semanit në Fier

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 28.08.2026, 14:55

Një kufomë e dekompozuar është gjetur mesditën e sotme pranë grykëderdhjes së lumit Seman në Fier, duke vënë në lëvizje shërbimet e Policisë dhe grupin hetimor. Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 12:00, Salla Operative e DVP Fier është informuar për praninë e një trupi të pajetë në këtë zonë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur veprimet për dokumentimin e rastit. Për shkak të gjendjes së dekompozuar të trupit, ende nuk është bërë i mundur identifikimi i viktimës.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar identitetin e personit dhe për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes. Grupi hetimor po punon për mbledhjen e provave dhe dokumentimin e çdo të dhëne që mund të ndihmojë në përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të vdekjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit