Shkodër, një person humb jetën duke prerë dru

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 28.08.2026, 13:46

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Shkodër. Sipas të dhënave paraprake nga policia, ngjarja ka ndodhur në një zonë të pyllëzuar të fshatit Shosh.

Shtetasi Tonin Zojza ka qenë duke prerë dhe mbledhur dru kur, në rrethana ende të paqarta, është goditur aksidentalisht nga një pemë. Si pasojë e dëmtimeve të marra, ai ka humbur jetën në vendngjarje.

Në zonë ka mbërritur grupi hetimor, i cili po vijon veprimet procedurale për të dokumentuar ngjarjen dhe për të përcaktuar me saktësi rrethanat e aksidentit tragjik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit