“I hodhi makinës 200 mijë lekë naftë dhe i mbajta vetëm 20, të lutem më sill pjesën tjetër të parave”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 28.08.2026, 12:39

Një punonjës karburanti i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të kërkuar ndihmë lidhur me një situatë të pazakontë të ndodhur gjatë punës.

Sipas denoncimit, një klient ka furnizuar automjetin me karburant në vlerën e 200 mijë lekëve të vjetra, por në momentin e pagesës me kartë bankare, punonjësi pretendon se i ka marrë vetëm 20 mijë lekë të vjetra.

Kështu, sipas tij, ka mbetur pa u paguar një shumë prej 180 mijë lekësh të vjetra.

Punonjësi thotë se ka mundur të fiksojë targën e automjetit dhe tashmë po kërkon një mënyrë për të kontaktuar klientin dhe për t'i kërkuar shumën e mbetur.

“Jam një punëtor karburanti. Një kalimtar sot ka marrë 200 mijë lekë karburant dhe ndërkohë unë me kartë banke i kam mbajtur 20 mijë lekë të vjetra. I kam fiksuar targën e makinës. Të lutem, si mundem t'ia bëj që t'i marr lekët mbrapsht? 180 mijë lekë”, shkruan denoncuesi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit