Alarm për bombë në një pallat në Durrës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 28.08.2026, 09:45

Një alarm për bombë është raportuar në një pallat në lagjen nr. 4 të Durrësit. Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa është ngritur një perimetër sigurie për të mbrojtur banorët dhe kalimtarët.

Sipas burimeve paraprake nga policia, dyshohet se brenda pallatit ndodhet një bombë e komanduar me telekomandë. Forcat e policisë po kryejnë verifikimet në terren dhe kanë marrë masat e nevojshme të sigurisë, ndërsa pritet ndërhyrja e strukturave përkatëse për kontrollin e objektit.

Situata vijon të monitorohet nga autoritetet, ndërsa zona mbetet nën kontrollin e policisë. Ende nuk ka të dhëna të qarta për vendosjen e mjetit shpërthyes apo personat që mund të qëndrojnë pas ngjarjes, ndërsa pritet që policia të japë më shumë informacion zyrtar në vijim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit