Rrjedha e Drinit merr 5 të afërm që po laheshin: Një 7-vjeçare dyshohet e mbytur

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.08.2026, 09:30

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kaluar në Gjoricë të Bulqizës, ku një grup prej pesë personash, të afërm mes tyre, kanë hyrë në lumin Drin për t’u larë.

Situata ka ndryshuar papritur pasi niveli i ujit në lumë është rritur, dyshohet si pasojë e hapjes së portave të një hidrocentrali në Dibër të Madhe. Rrjedha e fortë e ujit ka marrë përpara personat që ndodheshin në lumë.

Familjarët kanë kërkuar ndihmën e Policisë rreth orës 21:00. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet policore kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur operacionin e kërkim-shpëtimit.

Pas rreth katër orësh ndërhyrje, katër prej personave janë nxjerrë të sigurt nga lumi.

Ndërkohë, vijojnë kërkimet për një vajzë rreth 7 vjeçe, e cila dyshohet se është marrë nga rrjedha e Drinit. Ekipet e kërkim-shpëtimit po punojnë për gjetjen e saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit