Tragjedi në Prizren: 14-vjeçari humb jetën pas plagosjes me thikë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.08.2026, 08:18

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të enjten mbrëma në Prizren, ku një 14-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga një goditje me thikë.

Policia është njoftuar për incidentin rreth orës 23:45. Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet emergjente, të cilat i kanë dhënë ndihmën e parë 14-vjeçarit dhe më pas e kanë dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve. Vdekjen e tij e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyçi. Pak më larg vendit ku ndodhi ngjarja, Policia ka identifikuar dhe arrestuar një 17-vjeçar.

Gjatë kontrollit, atij i është gjetur dhe sekuestruar një thikë, e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa 17-vjeçari është ndaluar për 24 orë.

“Për shkak të moshës, si viktima dhe i dyshuari nuk kanë pasur ndonjë rast të mëhershëm të regjistruar në evidencat policore. Rasti mbetet nën hetim”, ka deklaruar Bytyçi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit