Mori hekurin “hua” dhe s’e ktheu prej 4 ditësh: Ktheje ose do të denoncoj!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.08.2026, 22:11

Një qytetar nga Berati i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast të pazakontë të ndodhur në biznesin e tij.

Sipas denoncuesit, më 23 gusht një grua është paraqitur në lavanderi dhe ka kërkuar t’i huazohej një hekur, pasi në atë moment nuk kishte punonjës në lavanderi për t’ia hekurosur rrobat. Ajo ka marrë hekurin me premtimin se do ta kthente pasi të përfundonte hekurosjen e tyre në shtëpi.

Por, katër ditë më vonë, pajisja ende nuk është rikthyer në lavanderi.

Nëpërmjet JOQ Albania, denoncuesi i bën thirrje gruas që ta kthejë hekurin në lavanderi në Berat, përpara se, siç paralajmëron ai, të detyrohet t’i drejtohet Policisë.

“Ta kthejë hekurin ose do ta denoncoj”, apelon ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit