Rrufeja godet Kullën e Sahatit në Mekë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 27.08.2026, 20:35

Një pamje mbresëlënëse është regjistruar në Mekë, ku një stuhi e fuqishme përfshiu qytetin e shenjtë mysliman dhe një rrufe e fortë goditi direkt Kullën ikonike të Sahatit.

Çasti u kap nga fotografi Youssef Badjas, i cili dokumentoi momentin kur rrufeja ndriçoi qiellin e errët mbi strukturën 601-metra. Badjas e përshkroi mbrëmjen si “të paharrueshme”. Pamjet janë shpërndarë me shpejtësi rrufe në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e mijëra përdoruesve në mbarë botën.

Stuhia u dokumentua edhe nga astronomi saudit Mulham Hindi, i cili publikoi materiale të aktivitetit intensiv elektrik. Sipas tij, gushti dhe shtatori njihen si muaj me dukuri të tilla të zakonshme atmosferike në Mekë dhe në rajonet perëndimore të Arabisë Saudite.

Pavarësisht motit të keq, besimtarët dhe pelegrinët vijuan ritmet e tyre. Pamjet e transmetuara nga Agjencia Saudite e Shtypit (SPA) treguan besimtarët duke kryer namazin e Jacisë nën shi pranë Xhamisë së Madhe, ndërsa Emirati i Rajonit të Mekës publikoi gjithashtu imazhe zyrtare të vetëtimave që ndriçonin qytetin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit