Velipojë: Hipin kalin në Jetski për t’i bërë xhiro në det

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 27.08.2026, 20:13

Disa djem të rinj në bregdetin e Velipojës kanë bërë xhiron e rrjetit me pamjet e publikuara së fundmi në rrjetet sociale, ku shihen duke realizuar një ide krejtësisht të pazakontë për të tërhequr vëmendjen.

Të rinjtë kanë zgjedhur një mënyrë të çuditshme për t’u argëtuar gjatë ditëve të nxehta. Ata kanë marrë një kalë, e kanë ngritur në ajër dhe me vështirësi e kanë vendosur sipër një mjeti motorik uji (jetski).

Këto pamje janë shpërndarë me shpejtësi rrufe në platformat online dhe kanë nxitur reagime të forta e të menjëhershme. Ngjarja e ka ndarë publikun në dy pole të prerë: nga njëra anë, disa komentues e kanë marrë situatën me humor duke e cilësuar si një shaka apo skenë argëtuese, ndërsa nga ana tjetër nuk kanë munguar kritikat e shumta. Pjesa më e madhe e ndjekësve e kanë dënuar veprimin, duke e quajtur rrezikim të panevojshëm dhe papërgjegjshmëri ndaj kafshës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit