“Si në Kabul”: Trafik i rënduar në hyrje të Astirit

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 27.08.2026, 19:41

Një kaos i vërtetë trafiku është regjistruar sërish në një nga akset më të ngarkuara të kryeqytetit. Qytetarët kanë denoncuar radhët e gjata të automjeteve në hyrje të zonës së Astirit, në afërsi të ish-Doganës.

Përmes një fotoje të dërguar, shihen me dhjetëra makina të mbetura në vendnumëro, ndërsa vonesat për drejtuesit e mjeteve janë të mëdha.

Në mesazhin e tij, një nga qytetarët e përshkruan me ironi dhe trishtim situatën duke e krahasuar me "Kabulin":

"Postoje içik ça bëhet, në hyrje për Astir tek ish-dogana. Kabul."

Zonat e Astirit dhe nyja lidhëse me ish-Doganën vazhdojnë të përballen çdo ditë me trafik të rënduar, veçanërisht në orët e pikut, duke u kthyer në një makth të vërtetë për shoferët që u duhet të kalojnë në këtë aks.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit