Vajza përfundon nën mjet, dhjetëra kalimtarë i shpëtojnë jetën

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 27.08.2026, 19:34

Një ngjarje dramatike që për pak sa nuk përfundoi në tragjedi është regjistruar më 19 gusht në Chengdu të Kinës. Një vajzë 14-vjeçare, e identifikuar vetëm me mbiemrin Yang, ka përfunduar nën rrotat e një makine tip SUV teksa po udhëtonte me skuter.

Sipas medieve vendase, 14-vjeçarja ishte duke parë telefonin ndërsa ngiste skuterin, kur u përplas me automjetin dhe mbeti e bllokuar nën të.

Teksa çdo sekondë kalonte për jetën e të resë, dhjetëra kalimtarë të rastit nuk kanë hezituar për asnjë moment. Ata janë bashkuar me shpejtësi duke ngritur peshë makinën e rëndë për ta nxjerrë vajzën nga poshtë saj.

Nga përplasja e fortë, 14-vjeçarja ka pësuar thyerje të kockave dhe plagë të shumta, por fatmirësisht ndodhet në spital në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit