Donjeta ngre lart flamurin e Kosovës, Serbia bojkoton ceremoninë e medaljeve

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.08.2026, 18:51

Donjeta Sadiku ka shkruar një tjetër faqe të artë për sportin kosovar, duke triumfuar në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Në finalen ndaj Kristina Kuluhovës, boksierja kosovare e nisi përballjen me qetësi dhe kontroll, duke realizuar goditje të sakta dhe krijuar epërsi që në raundin e parë.

Meçi u ndërpre pasi kundërshtarja pësoi lëndim në arkadë, ndërsa Sadiku u shpall fituese.

Me këtë sukses, ajo ia siguroi Kosovës medaljen e parë të artë në këto Lojëra Mesdhetare.

Megjithatë, përfaqësuesja e Serbisë nuk u paraqit në podium gjatë ceremonisë së ndarjes së medaljeve.

Donjeta e pranoi me krenari medaljen e artë, ndërsa himni i Kosovës jehoi në Itali mes duartrokitjeve të përkrahësve të saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit