Humbi kontrollin e mjetit dhe ra në kanal, humb jetën 62-vjeçari në Fushë-Krujë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 27.08.2026, 18:03

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Fushë-Krujë–Borizanë, ku një 62-vjeçar ka humbur jetën.

Sipas informacioneve paraprake, viktima është identifikuar si Vath Leka, banues në Borizanë. Për shkaqe që ende nuk janë bërë të ditura, 62-vjeçari ka humbur kontrollin mbi automjetin me të cilin po udhëtonte dhe ka dalë nga rruga.

Makina është përplasur fillimisht me një avlli dhe më pas ka përfunduar në kanal. Përplasja ka rezultuar fatale për drejtuesin e mjetit, i cili ndodhej i vetëm në automjet.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, së bashku me grupin hetimor, ndërsa vijojnë veprimet për të dokumentuar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkakun e humbjes së kontrollit nga drejtuesi i automjetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit