Ndërron jetë 46-vjeçari nga Malisheva pas vetaksidentit të rëndë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.08.2026, 15:59

Një 46-vjeçar nga Malisheva ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të rënda që kishte marrë në një vetaksident trafiku disa ditë më parë.

Viktima është Bajram Thaqi, nga fshati Shkarashnik, i cili ishte përfshirë në një aksident, ku vetura me të cilën po udhëtonte ishte përplasur me një shtyllë betoni.

Pas aksidentit, Thaqi ishte dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), por, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të rënda.

Vdekjen e 46-vjeçarit e ka konfirmuar për media drejtori rajonal i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.

Ngjarja ka tronditur familjarët dhe banorët e fshatit Shkarashnik, të cilët kanë shprehur dhimbjen për humbjen e tij.

Ngushëllime familjes dhe të afërmve!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit