Këto dy momente i përkasin dy shfaqjeve teatrale në Shqipëri, por që shkon përtej bazikes. Karma është e vërtetë dhe kjo shihet qartë në këto dy video.
Lart është arrestimi i ish-presidentit Ilir Met nga dyshja Ergys Agasi dhe Ilir Proda, drejtor policie asokohe.
Poshtë është arrestimi i ‘plaçkitësit’ Ergys Agasi nga dyshja Belinda Balluku dhe Skënder Hita drejtori aktual i policisë.
Luftë mes sojit... bandave, të cilat kanë grabitur Shqipërinë dhe popullin e saj përmes çdo institucioni kryesor në vend.
Të dy videot, me mesazh e hakmarrje të njëjtë, por figura të ndryshme, janë dirigjuar e publikuar nga vetë Policia e Shteti si ushqim për mediat. Shashka e radhës në një katrahurë skandalesh që ka përfshirë vendin tonë.
E pra për ata që besojnë, karma është reale! Ata që u fshehën cepave për të filmuar arrestimin e Metës, dje u arrestuan në po të njëjtën mënyrë.
Kjo është luftë mes bandave, të shitur si show tek populli i grabitur prej vitesh.