Aksident tragjik në Farkë, i riu përplas për vdekje 1-vjeçaren

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.08.2026, 14:02

Një 24-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pas një aksidenti tragjik të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Farkë, ku një fëmijë rreth 1 vjeç e gjysmë ka humbur jetën.

Sipas policisë, Arbër Toçilla dyshohet se, gjatë kryerjes së një manovre me automjetin, konkretisht lëvizjes në drejtim të pasëm, ka përplasur aksidentalisht vajzën e mitur.

Pavarësisht ndërhyrjes, fëmija ka pësuar dëmtime të rënda dhe nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e dinamikës së aksidentit. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit