Rriten aksidentet rrugore në Shqipëri, 844 raste në shtatë muaj

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 27.08.2026, 13:24

Gjatë shtatë muajve të parë të vitit 2026 janë regjistruar 844 aksidente rrugore në Shqipëri, 10% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025, kur u shënuan 767 raste. Sipas të dhënave paraprake të INSTAT, si pasojë e aksidenteve, numri i personave të vrarë dhe të plagosur ka arritur në 1 187, nga 1 077 një vit më parë. Tirana dhe Lezha kanë numrin më të lartë të viktimave dhe të plagosurve.

Vetëm gjatë muajit korrik u regjistruan 165 aksidente rrugore, me 235 persona të vrarë dhe të plagosur. Faktori njerëzor vijon të jetë shkaku kryesor, pasi 90,3% e aksidenteve në korrik ndodhën si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve. Grupmosha 25-34 vjeç përbën 21,8% të rasteve, ndërsa e enjtja rezulton dita me më shumë aksidente, me 18,8%. Pjesa më e madhe e ngjarjeve ndodh në mbrëmje, veçanërisht në fashën orare 19:00-24:00, e cila përbën 25,5% të totalit.

Sa i përket shpërndarjes sipas qarqeve, Tirana kryeson me 59 aksidente të regjistruara gjatë korrikut. Pas saj renditen Fieri dhe Lezha me nga 20 raste secila, ndërsa Durrësi dhe Gjirokastra kanë regjistruar nga 15 aksidente. Të dhënat e INSTAT tregojnë një rritje të numrit të aksidenteve dhe të personave të prekur prej tyre, duke e bërë sigurinë rrugore një shqetësim të rëndësishëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit