Bashkëshortja e 38-vjeçarit Sherif Hoti, i cili humbi jetën në aksidentin e rëndë të së mërkurës në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka reaguar me një mesazh prekës në rrjetet sociale.
Medina Curri Hoti ka shprehur dhimbjen e madhe për humbjen e bashkëshortit, duke shkruar:
“Pse bre shkove e më le vetëm. Sot u shua një pjesë e shpirtit tim. Nuk po gjej fjalë për dhimbjen që ma le pas. Do të më mungosh çdo ditë të jetës. Pusho i qetë, shpirti im. Zoti të mëshiroftë e të faltë Xhenetin”, ka shkruar ajo.
Sipas njoftimit të familjarëve, varrimi i Sherif Hotit do të bëhet sot, duke filluar nga ora 18:00, në fshatin Bradash të Podujevës.