“Pastiçeria gaboi me emrin e vajzës në tortë, s’kërkuan falje por më mallkuan”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.08.2026, 12:31

Një qytetar ka kontaktuar JOQ Albania për të denoncuar një rast që i ka ndodhur së fundmi me Pastiçeri në Berat.

Ai ka treguar se pak ditë më parë kishte organizuar një festë dhe kishte porositur personalisht një tortë me emrin e vajzës së tij, Alea, e cila sapo kishte mbushur 1 vjeç. Megjithatë, ditën e festës, torta mbërriti me një emër tjetër.

Qytetari tregon se sapo konstatoi gabimin, kontaktoi pastiçerin në telefon, por në vend të një kërkim-faljeje iu përgjigjën me shprehjen “gabime njerëzore”. Ai thotë se, duke qenë se porosia nuk ishte realizuar sipas kërkesës, kërkoi nëse mund të bëhej të paktën një ulje në çmim.

Por përgjigjja që mori ishte: “Ti nuk mi ha dot krahët mua dhe ishalla lekët u bëfshin ilaçe për fëmijën tënd.”

Qytetari shprehet se e ka paguar të plotë shumën prej 200 eurosh, duke theksuar se torta ishte e shijshme dhe se nuk ka problem me cilësinë e saj, por me mënyrën se si, sipas tij, është trajtuar si klient.

Ai tregon gjithashtu se tortën e kishte parë të publikuar në Instagram nga pastiçeria, ndërsa vetë nuk kishte marrë një fotografi të porosisë përpara festës. Sipas tij, kjo i ka krijuar përshtypjen se më shumë rëndësi i ishte kushtuar reklamimit sesa verifikimit të porosisë së klientit.

“Mirë, gabimin e bëri, por sjellja lë për të dëshiruar ndaj klientit që në fund paguan për çdo porosi”, shprehet qytetari.

Ai thekson se nuk e konsideron çështjen si problem parash, por si një çështje respekti dhe komunikimi me klientin, veçanërisht për shkak të fjalëve që pretendon se i janë thënë për fëmijën e tij.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje JOQ, Do doja te ndaja nje rast qe me ka ndodhur se fundmi me Pasticeri Landi Berat sepse mendoj se sjellja qe kam hasur eshte absolutisht e patolerueshme.Bera nje feste goxha t madhe dhe porosita nje torte me emrin e saj, por torta erdhi me emer tjeter. Kur e kontaktova, ne vend te nje kerkese faljeje me tha thjesht “gabime njerezore”. I thashe nese, duke qene se porosia nuk ishte realizuar sic e kisha kerkuar, mund te behej te pakten nje ulje ne cmim. Pergjigjja qe mora ishte: “Ti nuk mi ha dot krahet mua dhe leket u befshin ilace per femijen tend.”Parate ia dhash te plota, sepse torta ishte e shijshme skam pse ta mohoj , por te mallkosh nje femije qe sapo mbushi 1 vjec per nj tort 200€ eshte e patolerueshme.Nuk eshte ceshtje lekesh, por respekti dhe menyres se si trajtohet nje klient.Kjo situate mund te kishte eskaluar nese une do isha agresiv,por nuk jam i tille.Sic ma ktheu ajo, do ia kthej edhe une, por ne menyren time: me qetesi dhe duke treguar ate qe me ka ndodhur. Emri i vajzes time esht Alea , shkova personalisht n dyqan kur e porosita po t shmangur cdo gabim. Mir gabimin e beri por sjellja le per t deshiruar ndaj klientit qe n fund paguan per cdo porosi Une torten e pash diten qe kisha festen , e kishte postuar n instagram dhe mua nuk ma kishte derguar foto t tortes. Dmth m interes ka tek reklamimi sesa tek klienti qe e ka ber porosin Po me t drejt e kerkova , esht e shkruar edhe n bisedat qe te kam derguar , por m shum inat m erdhi se qe n momentin qe na than qe torta ka emer tjt dmth t ftuarit , ne morem n telefon pasticerin Dhe asnje kerkim falje as n telfon ate dit as diten tjt vecse m tha gabime njerzore , plus n telefon m tha fjalen e rende . Ti nuk mi ha dot krahet mua dhe ishalla leket u befshin ilace per femijen tend

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit