Zjarri që përfshiu banesën në Florida i mori jetën 3 fëmijëve të familjes Sulollari

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 27.08.2026, 12:27

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Jacksonville të Floridës, ku tre fëmijë kanë humbur jetën dhe katër persona të tjerë, mes tyre dy fëmijë dhe dy të rritur, ndodhen në gjendje kritike pas një zjarri në një banesë dykatëshe në Windergate Drive.

Pas ngjarjes, familjarë dhe të afërm kanë mbërritur në banesë, duke kërkuar informacion për të afërmit e tyre. Në një fotografi të publikuar nga Florida Times-Union, shihen Artan Sulollari, kushëriri i familjes, Alia Sulollari dhe bashkëpunëtorja Erina Troci, të cilët përpiqen të mësojnë më shumë për situatën.

Sipas shefit të Departamentit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Jacksonville, Percy Golden, zjarri përfshiu banesën pranë Old St. Augustine Road. Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ndërsa familjarët përballen me pasojat tragjike të zjarrit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit