Kylian ‘diktatori’ zgjidh i vetëm ndeshjen, shënon tre gola në fitoren e Real Madridit

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 27.08.2026, 11:36

Në një mbrëmje spektakolare në Santiago Bernabéu, Kylian Mbappé ishte protagonisti absolut, duke udhëhequr Real Madridin drejt një fitoreje të thellë 4-1 ndaj Real Sociedadit.

Skuadra baske arriti të vendosë përkohësisht në vështirësi madrilenët, pasi Luka Sučić barazoi shifrat në pjesën e parë pas golit të Mbappés. Por më pas, sulmuesi francez mori sërish kontrollin e ndeshjes.

Mbappé shënoi për herë të parë në minutën e 40-të, ndërsa në pjesën e dytë realizoi edhe dy gola të tjerë, në minutat 60 dhe 80, duke kompletuar një hat-trick të jashtëzakonshëm. Vinícius Júnior ishte autori i golit tjetër për Real Madridin, duke vulosur suksesin 4-1.

Përveç tre pikëve, kjo paraqitje ishte e veçantë edhe për Mbappén në aspektin personal. Francezi kaloi shifrën e 100 kontributeve direkte në gola me fanellën e Real Madridit, duke përfshirë golat dhe asistet.

Një tjetër paraqitje madhështore e “breshkës” franceze, e cila konfirmon edhe një herë rolin e tij si një nga figurat kryesore të Real Madridit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit