35-vjeçari në Tiranë plagos administratorin e pallatit pas një konflikti për ujin

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 27.08.2026, 11:10

Një 74-vjeçar, administrator i një pallati në rrugën “Aleksandri i Madh” në Tiranë, është plagosur rëndë me mjete prerëse. Ngjarja është raportuar mëngjesin e sotëm, ndërsa shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë shkuar menjëherë në vendngjarje pas njoftimit.

Policia ka identifikuar dhe arrestuar menjëherë pas krimit autorin e dyshuar, 35-vjeçarin K. L., banor i të njëjtit pallat. Nga hetimet paraprake dyshohet se 35-vjeçari ka plagosur administratorin gjatë një konflikti për linjën e ujit të pijshëm. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një thikë dhe një motorsharrë.

I dëmtuari është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit