Do divorcohej së shpejti, shqiptarja u vra nga bashkëshorti në ditëlindjen e vajzës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.08.2026, 10:25

Detaje të reja tronditëse kanë dalë në dritë për vrasjen e 44-vjeçares shqiptare në Rodopi të Greqisë.

Sipas mediave greke, gruaja po përgatitej të paraqiste një kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj 53-vjeçar. Çifti kishte rreth gjashtë muaj që jetonte i ndarë dhe, pikërisht ditën pas ngjarjes, ata kishin planifikuar të shkonin së bashku te një avokat për të nisur procedurat e divorcit.

Por vetëm disa orë më herët, 53-vjeçari e vrau gruan brenda banesës së tyre, ndërsa dy prej fëmijëve të çiftit ndodheshin aty dhe u bënë dëshmitarë të krimit.

44-vjeçarja punonte në ishullin e Thasos dhe ishte kthyer në Rodopi për të festuar ditëlindjen e vajzës së saj 16-vjeçare.

Sipas të dhënave që po hetohen nga autoritetet, bashkëshorti i saj e dinte se ajo do të kthehej në shtëpi. Hetuesit po përpiqen të zbardhin rrethanat e plota të krimit dhe të përcaktojnë motivin e vrasjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit