Një email me përmbajtje kërcënuese dhe terroriste është dërguar mëngjesin e sotëm në adresat elektronike të disa institucioneve në qytete të ndryshme të vendit. Mes institucioneve të përmendura në mesazh janë edhe SPAK dhe GJKKO.
“Përshëndetje. Ky është Shteti Islamik. Me vullnetin e Allahut kemi vendosur një bombë në ndërtesën tuaj. Ajo do të shpoërthejë pas dy orësh Pas kësaj,. Ju të pafe do të copëtoheni. Pastaj do t’ju vrasim. Allahu Akbar”, thuhet në e-mail.
Pas marrjes së emailit, në institucionet e përfshira janë kryer kontrolle për të verifikuar nëse kërcënimi ishte real. Deri në këto momente, nga kontrollet nuk është konstatuar prania e ndonjë bombe apo eksplozivi. Ndërkohë, adresa nga e cila është dërguar mesazhi mbetet ende e paidentifikuar.
Kërcënimi ka shkaktuar alarm dhe shqetësim, ndërsa policia po punon për të zbuluar personin ose personat që fshihen pas emailit. Rasti po hetohet në kuadër të një kërcënimi të mundshëm terrorist, ndërsa mbetet për t’u përcaktuar nëse mesazhi ka qenë një alarm i rremë apo pjesë e një skenari më të gjerë.