Dy punonjës humbin jetën nga malaria në aeroportin e Frankfurtit

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 27.08.2026, 08:25

Dy punonjës në Aeroportin e Frankfurtit kanë humbur jetën pasi u infektuan me malarie në një shpërthim të rrallë, njoftuan autoritetet gjermane. Në total, gjashtë punonjës janë infektuar, ndërsa katër të mbijetuarit po marrin trajtim. Rasti i parë u regjistrua në fillim të korrikut, ndërsa i dyti në gusht.

Autoritetet dyshojnë se infeksioni mund të jetë shkaktuar nga një ose disa mushkonja të llojit Anopheles, të infektuara në një zonë ku malaria është endemike dhe që mund të kenë mbërritur në aeroport me avion. Operatori Fraport ka vendosur kurthe për mushkonjat dhe po kryen analiza laboratorike, ndërsa punonjësve u është kërkuar të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore nëse shfaqin simptoma.

Zyra Shëndetësore e Frankfurtit e cilësoi këtë si “malaria e aeroportit”, një formë shumë të rrallë transmetimi jashtë zonave endemike. Autoritetet theksojnë se transmetimi nga personi në person nuk përbën rrezik në këtë rast. Malaria mund të jetë kërcënuese për jetën nëse nuk trajtohet dhe shkakton simptoma si temperaturë të lartë, të dridhura, dhimbje koke, konfuzion dhe, në raste të rënda, vështirësi në frymëmarrje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit