Protestuesit i shkojnë Agasit te Drejtoria e Policisë: O tradhtar merre Ramën sa më parë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.08.2026, 22:34

Pas përfundimit të tubimit para Kryeministrisë, protestuesit kanë ndryshuar itinerar, duke u zhvendosur në drejtim të Drejtorisë Vendore të Policisë së Tiranës, ku mbahet i arrestuar biznesmeni Ergys Agasi.

Emri i Agasit ka qenë në fokusin e protestës pas arrestimit të tij nga Policia. Biznesmeni ishte shpallur në kërkim nga SPAK në kuadër të hetimeve për çështjen e AKSHI-t.

Me mbërritjen para Drejtorisë së Policisë, protestuesit kanë nisur në kor thirrjet ndaj tij ndërsa arrestimin e kanë lidhur me denoncimet politike ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Ergys, o tradhtar, merre Ramën sa më parë!”, është një nga thirrjet e dëgjuara gjatë protestës.

Turma vijon të qëndrojë para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ndërsa protesta është përqendruar tashmë te arrestimi i Agasit dhe akuzat ndaj qeverisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit