“Richard Mille” në dorën e Agasit gjatë arrestimit: Ora luksoze që kushton sa një shtëpi

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 26.08.2026, 21:54

Momentet e arrestimit të biznesmenit Ergys Agasi kanë nxjerrë në pah një detaj që ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik: orën luksoze që ai mbante në dorë teksa agjentët e Operacionales i vinin prangat.

Bëhet fjalë për një orë të markës me famë botërore “Richard Mille”, një nga emrat më ekskluzivë dhe më të shtrenjtë në industrinë e orëbërjes luksoze.

Në varësi të modelit, çmimi i një ore të tillë nis nga rreth 150 mijë euro, ndërsa modelet më të rralla arrijnë lehtësisht vlerën e 300-400 mijë eurove. Për seritë më ekskluzive, çmimi mund të shkojë deri në 2-3 milionë euro.

Mbajtja e një aksesori që kushton sa një shtëpi luksoze në momentin kur po prangosej nga policia është një detaj që, më shumë se çdo fjalë, tregon përmasat e pasurisë dhe luksit me të cilin rrethohej i shumëkërkuari i SPAK-ut.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit