Aksident i rëndë në autostradën Suharekë–Prizren: Një person humb jetën, dy të tjerë lëndohen

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.08.2026, 21:40

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sonte në autostradën Suharekë–Prizren, ku janë përplasur një kamion dhe një veturë me targa të huaja.

Policia është njoftuar për rastin rreth orës 20:27, në kilometrin e 29-të nga Vërmica. Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore dhe ekipet e emergjencës.

Si pasojë e aksidentit, një person është konstatuar pa shenja jete, ndërsa dy persona të tjerë kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

Ende nuk dihen rrethanat që çuan në përplasjen fatale. Policia pritet të japë më shumë hollësi rreth rastit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit