I rrethuar nga një tufë me policë, video e arrestimit të Ergys Agasit

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 26.08.2026, 21:20
alin pamjet nga momenti i arrestimit të të shumëkërkuarit nga SPAK, Ergys Agasi, gjatë një operacioni blic të zhvilluar ditën e sotme.
Në pamjet e siguruara, shihet se si agjentët e Forcave Operacionale kanë rrethuar menjëherë automjetin me të cilin udhëtonte Agasi në zonën e Plepave në Durrës, duke mos i lënë asnjë hapësirë për manovrim.
Brenda pak sekondash, efektivët kanë ndërhyrë duke nxjerrë nga makina biznesmenin dhe personin që e shoqëronte, ish-zyrtarin e policisë Ulian Shpataraku, e duke u vënë prangat në vend.
Agasi ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme në kuadër të hetimeve për dosjen e abuzimeve me tenderët e AKSHI-t, i akuzuar si drejtues i një grupi të strukturuar kriminal.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit