Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, ku një 20-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën pasi dyshohet se është mbytur teksa po lahej me shokët.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 17:30, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve të raportuara deri më tani, i riu me inicialet L.D. kishte hyrë në liqen për t’u larë së bashku me disa shokë, por fatkeqësisht nuk ka arritur të dalë nga uji.
Në vendngjarje kanë mbërritur autoritetet, ndërsa grupi hetimor po punon për të dokumentuar rastin dhe për të sqaruar plotësisht rrethanat në të cilat 20-vjeçari humbi jetën.
Ngjarja ka tronditur personat që ndodheshin në zonë dhe shokët që ishin së bashku me të riun në momentet para tragjedisë.