Pas mbledhjes dyditore me ministrat dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në Tushemisht të Pogradecit më 23 dhe 24 gusht, kryeministri Edi Rama është ndalur për të bashkëbiseduar me disa të moshuar të fshatit që po e prisnin prej orësh.
Në një video të publikuar këtë të mërkurë nga momenti i takimit, nuk kanë munguar batutat dhe komplimentet nga banorët e zonës. Një nga fshatarët e ka përshëndetur kryeministrin duke e krahasuar me heroin kombëtar dhe duke u shprehur se vetëm ai mund ta shpëtojë Shqipërinë.
Biseda e plotë:
Banori: Ku je o “Skënderbeu” i Shqipërisë? Ku je?
Rama: Lëre, ç’Skënderbe jam unë…
Banori: Skënderbeu je! Ti do ta shpëtosh vendin tonë!
Rama: Vendi është i shpëtuar, nuk ka nevojë për shpëtim.
Banori: Jo nuk është i shpëtuar, ka ca ferra të egra...