Tragjedi në liqenin e Komanit: Mbytet gjatë larjes 20-vjeçari

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 26.08.2026, 18:41

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, ku një i ri nga Kosova ka humbur jetën pasi është mbytur ndërsa po lahej me miqtë e tij.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, në vendin e quajtur “Breg Lumi” në Fierzë. Viktima është shtetasi me inicialet L. D., vetëm 20 vjeç. Dyshohet se i riu ka hyrë në ujë për t'u larë së bashku me disa shokë, por nuk ka mundur të dalë më prej andej.

Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje tragjike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit