Një qytetar i është drejtuar redaksisë tonë pëe denoncuar mungesën e shërbimit në Qendrën Shëndetësore në Fan të Mirditës.
Sipas raportimit, një i afërm i tij ka prerë këmbën dhe prej disa orësh, nuk ka mundur të marrë ndihmë mjekësore, pasi në qendër nuk ndodhet askush, as roje, as infermier dhe as mjek.
“Qendra shëndetësore në Fan rri e mbyllur çdo ditë. I afërmi im ka prerë këmbën dhe ka disa orë këtu, por nuk ka asnjë njeri. As roje, as infermiere, as doktor. Ky është shërbimi që ofron shteti në shëndetësi”, shprehet qytetari në denoncimin e tij.
Denoncimi ngre shqetësime serioze lidhur me ofrimin e shërbimit shëndetësor për banorët e zonës, veçanërisht në raste urgjente. Institucionet përgjegjëse duhet të marrin masa ndaj rasteve të tilla pasi Qendra Shëndetësore duhet të jenë në shërbim të qytetarëve dhe nevojave të tyre për sa kohë ka një orar zyrtar që duhet respektuar.