Zjarr në Postribë të Shkodrës, flakët pranë banesave

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 26.08.2026, 16:38

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në Postribë të Shkodrës, shumë pranë banesave, duke alarmuar banorët e zonës.

Flakët janë përhapur në një sipërfaqe me bimësi, ndërsa pozicioni i zjarrit pranë banesave e bën situatën veçanërisht shqetësuese. Tymi i dendur është përhapur në zonën përreth, ndërsa ekziston rreziku që flakët të avancojnë drejt banesave, nëse nuk vihen shpejt nën kontroll.

Shërbimet zjarrfikëse janë angazhuar për shuarjen e flakëve dhe izolimin e vatrës, ndërsa banorët po ndjekin me shqetësim situatën.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit dhe nuk ka të dhëna të konfirmuara për dëme në banesa apo persona të lënduar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit